20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 21 Shkurt 1998/ PD çahet më dysh, të shkojmë apo mos të shkojmë në parlament?

07:00 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

• Hetim për gjakun e Vlorës




Zëvendëskryetari Braho akuzon: Berisha kishte lidhje me Zanin

Komisioni Ngjela zbret në jug: Ç’ndodhi në mars?

Trembëdhjetë deputet do mundohen të kuptojnë të vërtetën mbi vitin e mbrapsht

“Hetuesit” parlamentarë nga Tirana do të shkojnë edhe në Permet, Gjirokastër e Sarandë. Cilët janë fajtorët e vërtet të tragjedisë së marsit?

 

• Loja e politikës me statujën e diktatorit

 

PD çahet më dysh, të shkojmë apo mos  të shkojmë në parlament?

Tiranë – Përplasje të ashpra në Këshillin Kombëtar të PD. Pas debateve të shumta nuk është vendosur asgjë lidhur me kthimin e demokratëve në Parlament. Janë kristalizuar dy grupe kundershtarë gjatë debatit të djeshëm maratonë. Deputetit Arbnori ka qenë i mendimit se demokratët duhet të hyjnë në Parlament. Deputeti Arbnori është pasuar nga Genc Pollo, Fatos Beja, Ylli Vejsiu e Zhozefina Topalli. Berisha ka qenë për futjen në parlament ndonëse ka hezituar mjaft. Ndërsa nga krahu tjetër kanë rezistuar për bojkot përfundimtar, Azem Hajdari i ndjekur nga Ritvan Bode, Vili Minarolli e Jemin Gjan. Pas debateve të ashpra ka qenë Genc Pollo ai që ka ofruar kompromisin që ka konsistuar me mbledhjen e aktivëve të degëve në rrethe e pas dy javësh Këshillin Kombëtar te japë verdikton përfundimtar. PD mësyn në rrugët e kryeqytetit. Azem Hajdari kthehet në protagonist. Por në krah të tij qendronte Berisha, çuditërisht në plan të dytë. Asnjeherë nuk kishte ndodhur që Azemi të elektrizonte turmën me tepër se Berisha ashtu si ndodhi dje në sheshin qendror dhe atë të studentave.

 

• Farudin Arapi flet pas mbledhjes se Brukselit

Fajdet, tani pronarë administrator të huaj

 

• Intervistë/ Misteret e njeriut të OSBE-së

 

• Dje pohimi/ Gjinushi: Gjata është spiuni

 

• Greqi/ Grekët kapin kallashë të ardhur nga Shqipëria

300 automatikë në një kamion

 

• Kukës/ Fshatarët sulmojnë repartin ushtarak

Disa orë luftë me rojet e armatosura

 

• Karnavalet rikthehen pas shumë kohësh

Shkodra sfidon mërzinë me armën e humorit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.