Kronikë

Aksidenti në autostradë, a kemi të bëjmë me një vrasje? 23-vjeçarja nuk vajti në port

12:13 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk ka asnjë të dhënë të vajzës në Portin Durrës”. Është ky konfirmimi që ka bërë drejtoresha e Kufirit, Lindita Nushi në lidhje 23-vjeçaren Elena Abdillari, e cila humbi jetën në një aksident në autostradën Durrës-Tiranë.




Sipas drejtoreshës së kufirit vajza nuk është paraqitur në port, ndërsa në çantë iu gjet bileta e tragetit për në Itali.

Fatjon Zhaporja, 34-vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia. Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij, Elena Abdillari, 23 vjeçe.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke e detyruar taksinë që të dilte nga rruga dhe të përfundonte në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.

Pas aksidentit, 34-vjeçari Zhaporja braktisi makinën, të cilën mësohet se e kishte blerë vetëm një muaj më parë dhe u largua nga vendngjarja. Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.

Lexo edhe: Këpucë të kuqe, atlete dhe rimel…Udhëtimi i fundit i Elena Avdillarit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.