Rajoni

Ambasada e SHBA vendos ultimatum: Votoni demarkacionin, ose harrojeni liberalizimin e vizave!

12:20 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u ka dhënë ultimatum partive politike të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Ose në të kundërt, ta harrojnë liberalizimin e vizave!




Deklarata e fortë është bërë nga ambasadori i SHBA-ve Greg Deawie, i cili përsëriti qëndrimin e ndërkombëtarëve që e shohin këtë si një marrëveshje e drejtë.

Delaëie ka shprehur bindjen se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të arrijnë që t’i sigurojnë votat pro kësaj çështjeje, duke shtuar se abstenimi apo vota kundër do të thotë se ata janë kundër lëvizjes së lirë.

“Besoj që do të arrihet kompromis për ta arritur votën Pro. Duhet të them se ata që votojnë kundër, është votë kundër daljes së qytetarëve kosovarë në Evropë. Nxisim deputetët e Kuvendit të Kosovës që të arrijnë deri te vota pro e marrëveshjes. sepse duhet ta mbajnë në mend se cili është qëllimi i kësaj Marrëveshjeje e që ka të bëjë me lirinë e qytetarëve kosovarë”, ka deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, pra 80 nga 120 që janë në total. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.