AKTUALITET

Arrestuan shqiptarin e ISIS, drejtësia amerikane: Mirënjohje për policinë shqiptare

18:35 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtësia e SHBA ka falënderuar policinë shqiptare për bashkëpunimin në lidhje më arrestimin e Sajmir Alimehmeti, i cili ishte një nga mbështetësit ISIS.




Shqiptari furnizonte me armë të ndryshme mbështetësit e tjerë terrorist, ndërsa ishin planifikuar dhe sulme në zonat në të cilën ata jetonin.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerësoi strukturat e Drejtorisë së Anti-terrorit për bashkëpunimin me partnerët e SHBA-së në këtë çështje.

Ditën e sotme Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edward C.O’Callaghan,  përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, u shprehën se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qawii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar. Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.