Kosova

Demarkacioni, Kuvendi i Kosovës shtyn seancën për nesër

13:53 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 10:00.




Pas një takimi me përfaqësues të të gjitha partive, Kadri Veseli ka njoftuar se është vendosur që seanca e jashtëzakonshme, që ishte për t’u zhvilluar sot, është shtyrë për nesër.

Ky vendim erdhi në mungesë të konsensusit politik, që nuk siguronin ratifikimin e Demarkacionit sot.

LDK-ja pasi ishte deklaruar se e voton Demarkacionin, kjo parti sot pati kusht që të mos përfshihet edhe raporti i Bulliqit në votim. Nga ana tjetër deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj tha sot se ai voton kundër, nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit, shkruan express.

Vetëvendosja nuk u lëkund nga vota kundër, ndërsa edhe Lista Srpska sot njoftoi zyrtarisht se nuk voton pro Demarkacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.