Show-Bizz

Foto/ Modelja braziliane pushime në Meksikë, shfaqet sensuale

15:08 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një ndër ish-modelet më të preferuara të Victoria’s Secret. Bëhet fjalë për Alessandra Ambrosio, e cila herë pas here i dhuron fansave foto të ndryshme nga jeta e saj. Por kësaj here ajo ka vendosur t’i kënaqë ata me disa foto sensuale të realizuara në Meksikë, aty ku edhe po kalon disa ditë pushimi.




Modelja 36 vjeçare nga Brazili ka nxjerrë në pah format e saj të mrekullueshme dhe shumë të kometuara nga mediat rozë. Në fakt, nëse sheh trupin e saj, vështirë të besosh se është 36 vjeç.

Teksa ka pozuar nën rrezet e diellit, Ambrosio i ka lënë pak vend imagjinatës duke qenë se rroba banjot që ka zgjedhur të veshë janë “minimaliste”. Sakaq, Alessandra Ambrosio edhe pse nuk bashkëpunon më me Victoria’s Secret nuk ka hezituar të shprehë mirnjohjen për kompaninë, që e bëri të famshme në të gjithë botën.

“Nuk gjej fjalë ta përshkruaj sesa mirënjohëse jam që kam punuar për një firmë fantastike që më frymëzon mua dhe të gjitha gratë kudo në botë”, -është shprehur ajo pasi u largua nga kompania në fjalë. Modelja nga brazili e ka nisur karrierën e modelingut që në moshën 12 vjeçare dhe është vlerësuar shpesh herë për performacat e saj./ J.K

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.