SHËNDET

Për të mbrojtur zemrën tuaj duhet të hani kos

14:01 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfshirja e kosit në dietën tuaj, redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.




Pikërisht në këtë përfundim ka arritur një studimi, i botuar në revistën “American Journal of Hypertension”.

Studimi kërkoi të hetojë nëse nga rritja e konsumit të kosit mund të përfitojnë të rriturit me hipertension, të njohur ndryshe si presion të lartë të gjakut.

Ekipi analizoi dy grupet e pjesëmarrësve në hulumtimin e tyre, të cilët u klasifikuan se kishin tension të lartë.

Në studim u përfshinë 55,898 femra të moshës ndërmjet 30 dhe 55 vjeç dhe 18,232 meshkuj të moshës 40-75 vjeç.

Në përfundim u vu re se pjesëmarrësit të cilët konsumonin kos më shumë se dy herë në javë, kishin një shans 20 përqind të zvogëluar të vuajtjes nga sëmundjet kongjenitale të zemrës ose goditje në të ardhmen.

Për më tepër, gratë që konsumonin më shumë se dy herë kos në javë, u regjistruan si 30 përqind më pak shance të përjetonin infarkt miokardi, më shpesh të njohur si një atak në zemër.

Njerëzit që konsumonin më shumë se dy herë kos në javë kishin një reduktim të rrezikut prej 19 përqind të infarktit të miokardit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.