AKTUALITET

Prishja e ndërtesave në Himarë, PBDNJ: Po dhunohet minoriteti grek

12:12 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe OMONIA kanë denoncuar këtë të enjte shkatërrimin e pronave të banorëve, në kuadër të zbatimit të projektit “Rikualifikimi Urban Spile Himarë”.




Në një njoftim për mediat, PBDNJ thotë se projekti është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin të Gjykatës Administrative, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj.

Për këtë arsye, kjo forcë politike e cilëson aksionin si dhunim i të drejtave të minoritetit grek në këtë zonë.

Reagimi i plotë:

Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile”.

Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin  në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj.

Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës.

Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve  të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.