Rajoni

Sulmi vetëvrasës para ambasadës në Podgoricë, SHBA bën thirrje të fortë: Shmangni tubimet

08:47 - 22.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sulmit vetëvrasës para Ambasadës Amerikane në Malin e Zi kanë ardhur edhe reagimet e para. Qeveria e Malit te Zi u shpreh se pajisja e hedhur në ambasadë “ka shumë të ngjarë” të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.




Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës.

“Ka ndodhur një incident”, – tha një zyrtar i policisë për agjencinë Reuters, por nuk dha më shumë detaje.

Nënsekretari amerikan për diplomacinë publike dhe çështjet publike, Steve Goldstein, tha se askush në ambasadë nuk u plagos, raporton Neë York Times.

Fotografi i Reutersit në Podgoricë u shpreh se policia ka bllokuar rrugën ku ndodhet ambasada.

Ambasada Amerikane i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, – thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

Ambasada po ashtu i udhëzoi amerikanët që t’i shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime mbi situatën.

Mali i Zi i është bashkuar NATO-s vitin e kaluar, duke zemëruar qytetarët pro-rusë atje dhe gjetkë në Ballkan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.