LIFE STYLE

Alienët jetojnë mes nesh? Ja dëshmitë e pakundërshtueshme

15:48 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët bullgarë nga Instituti për Kërkimet në Gjithësi thonë se janë duke punuar në deshifrimin e një grupi kompleks të simboleve, duke shtuar se jashtëtokësorët momentalisht janë duke u përgjigjur në rreth 30 pyetje të cilat ata ua kanë parashtruar atyre.




Këtë hulumtim e ka pohuar edhe Lacezar Filipov, zv/drejtor i Institutit pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. Ai ka thënë se ata janë duke i analizuar rreth 150 gjurmë në të korrat që janë gjetur në mbarë botën për të cilat mendohet se sjellin përgjigje në pyetjet e parashtruara. “Jashtëtokësorët gjenden kudo rreth nesh dhe na vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Nuk kanë disponim armiqësor, por dëshirojnë të na ndihmojnë. Megjithatë, ne ende nuk kemi përparuar mjaftueshëm për të vënë kontakte me ta”, ka thënë Filipov për mediat bullgare.

Ai ka thënë se edhe Selia e Shenjtë është pajtuar me konstatimet se alienët ekzistojnë  ndërsa thotë se njerëzit kurrë nuk do të vënë kontakt me jashtëtokësoret nëpërmjet radio-valëve, por me fuqinë e trurit. “Sigurisht se njerëzit do të vendosin kontakte me jashtëtokësorët pas 15 vjetësh. Ata në fakt, janë shumë kritik ndaj veprimeve të pamoralshme të njerëzve, dhe këtu bëhet fjalë për qasjen e njerëzve ndaj proceseve natyrore”, ka thënë ai. Raporti për “punën shkencore” të Institutit bullgar i cili merret me kontakte me alienë – është gjetur në thumb të kritikave të opinionit bullgar, i cili kërkon reforma dhe ndryshime brenda këtij instituti.

Shkencëtarët

Sipas shkencëtarit dhe kozmologut Paul Davies nga Universiteti i Arizonës, jashtëtokësorët nuk jetojnë demosdoshmërisht në Mars, por ndoshta mes nesh. Ai beson se kjo është krejtësisht e arsyeshme që të supozojmë se ndajmë Tokën me një formë tjetër (të ndryshme) të jetës, ndoshta në fund të oqeaneve, liqene të helmuara, para syve tanë, apo edhe brenda trupit tonë. Ai pyet veten përveç kësaj, në qoftë se Toka ka pasur disa jetëra tjera dhe që ne ende nuk jemi të vetëdijshëm, dhe beson se kërkimi do të jetë interesant, dhe shumë më pak i shtrenjtë se sa duke kërkuar në Mars.

Ekziston edhe një teori, ende e diskutueshme, e cila thotë që grimcat jashtëtokësore dhjetë here më të vogëla se bakteret jetojnë brenda trupit tonë dhe janë përgjegjëse për formimin e gurëve në veshka. Paul Davies do të donte që shkencëtarët të nisin një mision në Tokë për të gjetur ato forma të jetës që mund të jetë shumë të vogëla për tu parë nga syri ynë. Shkencëtari me origjinë britanike thekson se në rast se vërtetohet se Toka ka pasur disa jetëra të ndryshme, kjo mund të mbështesë idenë se ka jetë jashtëtokësore në planetin tonë madje se ekzistojnë forma të tjera të jetës në planetet e tjera.

A ekzistojnë alienët?

Sipas një sondazhi të kryer nga Twentieth Century Fox, 1 në 1000 fëmijë të moshës 5 deri 16 vjeç, kanë dyshime. Sipas tyre, të huajt jo vetëm ekzistojnë, por tashmë sipas tyre janë mes nesh. Shumë prej fëmijëve edhe pse nuk mund të argumentojnë pretendimet e tyre me prova të besueshme, janë të bindur se alienët kanë filluar të pushtojnë planetin tonë shumë kohë më parë. Ku janë ata? Në shumicën dërrmuese gjenden në institucionet shkollore. “Ky profesor është tamam një alien”. Rreth 75% e nxënësve janë të bindur se të paktën një nga mësuesit e tyre, ka qenë objekt i një qenie inteligjente aliene, i pushtuar prej tyre. Pushtimi është plotësisht paqësor.

72% e të pyeturve besonin se krijesat nga hapësirat e jashtme janë krejtësisht paqësore, edhe pse askush nuk duket se ka asnjë ide se pse ata erdhën në botën tonë. Rezultati i sondazhit nuk e ka habitur Laverne Antrobus, psikolog për fëmijë dhe prezantues televiziv. “Fëmijët, tha eksperti, kanë një imagjinatë të gjallë dhe shpesh trillojnë gjëra që ne të rriturve na duken absurde”. Injoranca, është arma që alienët përdorin kundër njerëzimit. Hulumtimi ka lejuar të shihet fillimisht shih ne çfarë niveli është përgatitja e nxënësve të anketuar. Mbi 90% e të anketuarve të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç nuk dinë emrat e planetëve që përbëjnë sistemit tonë diellor. “Është faji i mësuesve alienë, të prirur për të bërë më progresivisht injorantë që të marrin në mënyrë të lehtë kontrollin e botës tonë”, ka shtuar psikologu.

Alienët

Për të gjurmuar alienët nuk është e nevojshme të shkohet shumë larg, kjo të paktën bazuar në idenë e gjuetarëve të këtyre qenieve. Shkencëtarët britanikë kanë planifikuar një mision për të gjurmuar alienët në atmosferën tokësore. Sipas disa kërkimeve të tyre në atmosferën tonë mund të fshihen disa forma jete të panjohura. Projekti i studimit është ngritur pikërisht nga studiues britanik të Cranfield University. Është projekti Cranfield Astrobiological Stratospheric Sampling Experiment, nga i cili rrjedh emri CASS-E, me të cilin njihet ky mision.

Projekti drejtohet nga profesoresha Clara Juanes-Vallejo, në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane. Juanes-Vallejo ka shpjeguar: “Ka shumë teori mbi faktin që jeta në Tokë ka mbërritur nga hapësira. Studimi ynë do të tregojë ose jo, në qoftë se forma jete të tjera mund të ekzistojnë në këto kushte që ofron hapësira. Vetë në atë moment mund të themi se cilat nga teoritë do të rezultojnë të vërteta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.