Kronikë

Babë e bir godasin me sende të forta një 37-vjeçar, arrestohen

11:45 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti nga policia e Kurbinit, ku ka arrestuar dy persona.




Kështu uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Ilir Markun 34 vjeç, si dhe 37-vjeçarin, Ernest Gjonaj. Që të dy këta banues në Kurbin.

Ilir Marku së bashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin Ernest Gjonaj dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasve.

“Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ernest Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e  dyshuar Cannabis Sativa. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.