BOTA

“Bisha nga Lindja” pushton Europën, cili shtet do të preket më shumë

18:02 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vorbull ajri i ftohtë nga Siberia do të godasë Europën dhe kryesisht Britaninë e Madhe javën e ardhshme në atë që mund të jetë fundi më i ftohtë i dimrit në pesë vjet.




Stuhia e quajtur “Bisha nga Lindja”, pritet të sjellë erëra të ftohta në të gjithë Britaninë, duke përfshirë edhe jugun dhe do të shkaktojë temperatura të ulëta nën zero nga dita e dielë.

Zyra e Meteorologëve thonë se Britania juglindore do të jetë pjesë e parë e goditur  nga stuhia e dëborës që do fillojë të hënën në mbrëmje, duke paralajmëruar  probleme nëpër rrugë dhe anulime të mundshme të shërbimeve hekurudhore.

Disa orë më vonë, stuhia do shtrihet deri në Skocinë veriore, duke mbuluar një pjesë të mirë të dy vendeve me borë.

Doktori Thomas Waite bëri thirrje: “Kontrolloni miqtë, familjen dhe fqinjët të cilët mund të jenë në rrezik dhe sigurohuni që e kanë ngrohur shtëpinë për të paktën 18 ° C”.

Një parashikues i motit bëri shaka duke thënë se pranvera është “shtyrë”, për shkak të ftohjes që do të mbërrijë  para 1 Marsit, pikërisht ditën e parë të pranverës meteorologjike.

Por, përveç Britanisë, i ftohti pritet të pushtojë gjithë Europën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.