Kryesore

Rrëqeth kunata e të mbijetuarës së aksidentit në Shkodër: O nusja e vllaut tem…

11:15 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë i ndodhur të dielën e kaluar tronditi jo vetëm Shkodrën, por edhe mbarë opinionin publik.




Katër anëtarë të familjes Preka, kryefamiljari Edmond së bashku me tre fëmijët e mitur, Noemin, Ajselin dhe Rajanin humbën jetën, duke mbijetuar vetëm mamaja, Evisa.

Kjo e fundit ndodhet në spital dhe kërkon vazhdimisht të vegjlit e saj, por ende nuk e di se janë përcjellë për në banesën e fundit.

Dje i është dhënë lamtumira edhe Noemit të vogël, e cila pas një jave në koma u nda dy ditë më parë nga jeta, duke thelluar akoma edhe më shumë tragjedinë.

Kunata e Evisa Prekës ka rrëqethur me postimin e saj në rrjetin social “Facebook”. Pas humbi vëllanë dhe dy mbesat dhe nipin, duke postuar edhe foto, ajo i shkruan kunatës, të cilës nuk gjejnë forcë për t’i treguar për ngjarjen e rëndë.

“O nusja e vllaut tem zoti te dhaft forc me perballu humbjen e familjes tane. ti past krishti ne parriz”, – ka shkruar ajo.

Një tragjedi kjo e familjes Preka, që ka prekur të madh e të vogël.

Trishtim, lot dhe dhimbje, ndërsa Evisa Preka ndodhet ende në spital pa ditur gjëmën që i ka ndodhur, shuarjen e familjes.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.