BOTA

“Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”, reportazhi prekës i BBC

17:35 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa lufta në Siri ka sjellë vdekje të shumta, fëmijët janë ata që e vuajnë më së shumti dhe që luftojnë për të mbijetuar.




Pikërisht mbijetesës dhe vuajtjes për ushqim, BBC i ka kushtuar një artikull fëmijëve në Siri, të titulluar : “Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”.

Noor dhe Alaa janë dy nga fëmijët, shtëpia e të cilëve është goditur nga një sulm ajror.

“Aeroplanët e luftës bombarduan shtëpinë tonë”, thonë fëmijët, që kanë marrë plagë nga shpërthimet.

BBC shkruan se “Shpërthimet e qeverisë janë të pamëshirshme. Dhe fëmijët janë viktimat”.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, shprehet doktoresha Amani Balour, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë.

Ndërsa një nënë me lot në sy thotë: “Unë po pres që djali im të vdesë. Të paktën do të shpëtojë nga dhimbet. Ai do të shkojë në parajsë. Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”

Bombardimet pesëditore nga forcat qeveritare siriane thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 civilë në zonën e Ghouta Lindore të mbajtur nga rebelët dhe se qeveria po përpiqet që të pastrojë zonën, që është shtëpia e rreth 393,000 njerëzve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.