Kronikë

Video/ Ishte në kërkim prej dy vitesh, kapet në kullën e prindërve në Mat 43-vjeçari

11:58 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person i cili ishte i shpallur në kërkim prej dy vitesh është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit në kullën e prindërve të tij nga policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Matit, të cilët kanë finalizuar operacion policor te koduar “Kulla”.




43-vjeçari Alban Gjegji, lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç ishte shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016,  pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Grup i  i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

“Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të  tij, një shtetas i shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Masa e sigurisë ndaj tij për veprat penale “Grup i  i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Matit,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kulla”.

Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Alban Gjegji, 43 vjeç,  lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

Shtetasi i lartpërmendur  është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016,  pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Grup i  i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij  grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.