Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohet në Itali autori i shumëkërkuar

18:52 - 23.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27 vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar për vrasje, është arrestuar dhe ekstraduar këtë të premte nga Italia për në Shqipëri.




I ekstraduari është Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur  në Mamurras. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Sarandës  ka caktuar në vitin 2015, masën e “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 10 Korrik të vitit 2015, ku rreth 01:00, në qytetin e Sarandës.

Nga hetimet në atë kohë, u zbulua se si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash Edmond Mehmeti, i shumkërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E.  H,  dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri pronarin e lavazhit.

Gazeta Shqiptare, risjell edhe një herë pamjet e rënda të vrasjes së kryer nga Hysa tre vite më parë.

Pas ngjarjes së rëndë ai ishte larguar nga Shqipëria, për t’u shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tashmë i riu do të duhet të vuajë dënimin për krimin e rëndë që ka kryer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.