Kryesore

Bushati për Reuters: Presim të hyjmë në BE brenda 10 viteve të ardhshëm

11:10 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari.” Deklarata është bërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë për edicionin gjerman të Reuters, dhënë gazetarit Andreas Rinke.




Megjithatë, Bushati u shpreh se nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo pasi sipas tij, ka ende mosmarrëveshjeve mes vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish-republikave jugosllave.

Mes të tjerave, Bushati theksoi se në BE diskutohet vetëm për koston e zgjerimit, por asnjëherë për koston e moszbatimit.

“Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit”, është shprehur Bushati.

Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE-së i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025.

Sipas Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimit të çeljes së bisedimeve të pranimit. Në të njëjtën kohë, ministri i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon.

“Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. Kjo do t’i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE”, u shpreh Minisitri i Jashtëm


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.