POLITIKË

Çamët protestë para ambasadës greke, Idrizi: Tre kërkesat tona për Athinën

13:10 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe shoqata “Çamëria”, kanë protestuar këtë të shtunë përpara ambasadës greke në Tiranë  lidhur me marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar dhe mbi të gjitha mbi emrin “Çamëri”.




Në fjalën e tij në protestë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi tha se Çamëria nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshim kufijsh, por kërkon reciprocitet. Po ashtu Idrizi theksoi se çamët presin më së paku një falje të madhe nga ana e Greqisë.

“Sot i bëj thirrje popullit grek dhe kryeministrit të Greqisë. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë. Ne kërkojmë një ndjesë që të jetojmë si popuj miq. U bëjmë thirrje të na pranojmë në vatrat tona. Sepse ne do të jemi për ta ndërgjegja e tyre e vrarë. Ata gjithmonë do të na kenë të fortë përballë në këmbë” tha Idrizi.

Më tej kreu i PDIU-së parashtroi edhe tre pikat kryesore që kërkon populli çam ndaj shtetit grek.

“Ne kërkojmë një falje të madhe publike për mijëra shqiptarë të camërisë që nuk u vranë në luftë por në shtëpiat e tyre. Kërkojmë të kthehemi në vatrat tona. Ne nuk kërkojmë komisionin e kthimit të pronës. Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu ynë është Camëria. Ne kërkojmë që arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre” ishin kërkesat e Idrizit.

idriziii camaria 99 cameria 777 pritesta cameria camria 555 jjjj 19999
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.