Kronikë

EMRI/ Lëvizte me pistoletë dhe silenciator, arrestohet 52-vjeçari

15:08 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, pasi gjatë kontrollit i gjetën armë zjarri pa leje.




Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër, përveç pistoletës, iu sekuestruan 12 fishek dhe 1 silenciator. Në momentin e arrestimit 52-vjeçari ndodhej në makinën tip “Peaugeot”, e cila drejtohej nga N. M. 53 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër.

Mbi Gjekajn rëndon akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri dhe fishekë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, në vijim të punës për  kapjen e personave që qarkullojnë me armë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kompetente.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

  • Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip “Peaugeot”  me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

  • një armë zjarri tip “Zastava”.
  • 12 copë fishek
  • një silenciator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin

278 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.