SPORT

Gojkoviç “kundër” partizanit, Skënderbeu fiton sfidën

19:07 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është Skënderbeu fituesja e supersfidës së javës së 21 të Kategorisë Superiore.




Korçarët “harruan” akuzat për trukim dhe përballë Partizanit arritën të marrin një fitore minimale 1-0.

Të besuarit e Ilir Dajës vuajtën për të gjetur rrugën e rrjetës, por nëse James e Soëe nuk arritën të shënojnë, ishin lojtarët e kuq që menduan të shënojnë në favor të korçarëve. Kur po luhej minuta e 62-të, mbrojtësi i Partizanit, Gojkoviç ka ngatërruar shenjestër, duke mposhtur Alban Hoxhën. Goli rezultoi fatal për Partizanin që i demoralizoi, duke mos arritur të dalin më në lojën e tyre.

Me këtë fitore Skënderbeu duket se po shkon i qetë drejt titullit kampion, pasi thellon në 13 pikë diferencën me Flamurtarin e vendit të dytë. Ndërsa Partizani mbetet i 6-i në kuotën e 28 pikëve.

Vetëm barazim në takimin mes Teutës dhe Flamurtarit, me të dy ekipet që humbin shumë terren nga rivalën.

Një pjesë e parë ku rastet për gol ishin të pakta, ndërsa rastin më të mirë për të shënuar e kishin Çyrbja dhe Dediç me dy futbollistët e Teutës që nuk ia dolën të mposhtin Nurkoviç.

Në pjesën e dytë ishte radha e kuqezijve për të rrëzikuar por Silvester Shkalla ndali Danilon në momentin e fundit.

Ky barazim pritet t’i shërbej më shumë Teutës që është përfshirë nga një krizë rezultatesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.