AKTUALITET

Hetimet Tiranë-Elbasan, thirret në prokurori edhe ministri i Ramës

17:38 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimet e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan po marrin përmasa edhe më të mëdha, pas arrestimit të ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë dëshminë edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.




Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës.

Ndërsa një ditë më parë, në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.