AKTUALITET

Ky është qyteti i vetëm në Shqipëri që mbylli vitin 2017 pa asnjë vrasje

14:41 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berati është qyteti që nuk ka regjistruar asnjë vepër penale “vrasje” gjatë vitit 2017.




Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka prezantuar raportin vjetor të punës së uniformave blu.

Në fjalën e tij, Veliu tha se fokusi për vitin 2018 do të jetë, operacioni kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.

“Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

I pyetur nëse do të ketë reformë në polici, Veliu u përgjgj:

“ Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.