SPORT

Përdori substanca të ndaluara, ja dënimi për lojtarin francez

20:26 - 24.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë fund telashet për Samir Nasri. Mesfushori francez i cili prej janarit është një lojtar i lirë, ka rezultuar pozitiv në testin e anti-dopingut.




Siç raporton gazeta spanjolle “Marca” UEFA do të njoftojë javën e ardhshme pezullim për një vit nga futbolli ish-yllin e Arsenal e Manchester City.

Organi qeverisës hapi një hetim kundër Nasri vitin e kaluar ku dyshohej se kishte shkelje të rregullores kundër Dopingut të UEFA-s dhe një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) u refuzua në janar.

Po sipas Marca, atij i është dhënë një dënim prej dy vjetësh, i reduktuar në një, që do ta pengojë atë të luajë futboll.

Interes për 30 vjeçarin kishin shfaqur rusët e Zenit  dhe skuadra e La Ligas, Las Palmas, por nëse gjithçka konkretizohet nënshkrimi do të shtyhet të paktën deri në vitin 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.