Show-Bizz

Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen te Luana Vjollca

17:54 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy moderatorët,  Luana Vjollca dhe Bora Zemani, janë shoqe të ngushta prej vitesh. ​




Mos u çudisni. Në fakt miqësia e tyre ka nisur kur  Bora zëvendësoi Luanën si velinë në emisionin Fiks Fare.

E ftuar në emisionin Pop Culture, Bora ka treguar se në dallim nga vitet e para ajo nuk është më aq e afërt me Luanën.

Madje Bora ka treguar edhe se çfarë nuk i pëlqen tek shoqja e saj:

“Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur”, shpreh ajo.

Teksa si tipar pozitiv të Luanës, ka cilësuar sinqeritetin, duke u shprehur se “Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë”, përfundoi Bora.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.