Tech

Cili është aplikacioni që i ka shpallur “luftë” Instagramit?

17:22 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Intstagram konsiderohet si një prej rrjeteve sociale më aktive. Por, së fundmi aplikacioni Vero i ka deklaruar konkurrencë të hapur .




Ndonëse për momentin ky aplikacion është i vogël por duket se po rritet shpejt, me një numër të madh profilesh në Instagram që po postojnë rreth tij.

Ky aplikacion shpreson ta mposhtë Instagramin, duke i hequr shumë gjëra që i nervozojnë përdoruesit; ka një kohështrirje kronologjike, i lejon përdoruesit të shpërndajnë gjëra me kë të duan dhe nuk u jep informacione reklamuesve.

Por, tashmë është gjetur se ka një sërë problemesh, duke përfshirë faktin se në të vërtetë nuk po funksionon për shumë njerëz dhe fakti që përfundimisht do të fillojë të paguajë tarifat e abonimit.

Për këto probleme, kompania thotë se shkak është numri i madh i njerëzve që papritur janë regjistruar në aplikacion.

Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale,  përdoruesit do të duhet të paguajnë një tarifë vjetore për të hyrë në këtë faqe interneti.

Kompanitë gjithashtu do të duhet të paguajnë nëse përdorin një opsion “blej tani” që do t’i lejojë njerëzit t’i blejnë gjërat direkt nga faqet e tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.