Show-Bizz

Justin Bieber shpërngulet në shtëpi me qira, 55 mijë dollarë në muaj

15:46 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë shpenzimet marramendëse të yllit të popit Justin Bieber. Ai sapo është kthyer nw Kaliforni, pasi ishte në Xhamajkë së bashku me të dashurën e tij, Selena Gomez.




Ai ka vendosur të shpërngulet në perëndim të Hollivudit, ku ka vendosur të marrë me qira një shtëpi super luksoze, e cila kushton 55 mijë dollarë në muaj.

Një shumë kjo marramendëse kur e mendon, por për Justin Biber nuk është asgjë teksa ai vetëm për një palë atlete shpenzon 5 mijë dollarë.

Në një fotografi të publikuar nga mediat e huaja, shtëpia që këngëtari kanadez do të marrë me qira duket si në përrallë.

Por a do të jetojë vetëm Justin në këtë shtëpi gjigande? Ka shumë gjasa që të shpërngulet së bashku me të dashurën e zemrës së tij, me këngëtaren 25 vjeçare Selena Gomez. J.K

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.