BOTA

Kina kërkon të zgjatet mandati i presidentit

11:43 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Komuniste e Kinës ka propozuar heqjen e një klauzole në kushtetutë, e cila kufizon shërbimin presidencial për vetëm dy mandate në detyrë.




Ky veprim do të lejonte Presidenti aktual Xi Jinping të mbetet udhëheqës, teksa ai është në fund të mandatit parë dhe pritet që të zgjidhet zyrtarisht për një mandat të dytë, në mbledhjen vjetore të parlamentit të Kinës, që do të hapet më 5 mars.

Ka pasur spekulime të gjera që presidenti Xi do të kërkonte të zgjaste qëndrimin e tij në  presidencë përtej vitit 2023-it.

Kongresi i partisë vitin e kaluar e pa atë të forconte statusin e tij si liderin më i fuqishëm, që nga koha e  Mao Ce Dunit.

Njoftimi u bë i ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua, ditën e diele, teksa thuhej:

“Partia Komuniste e Komitetit Qendror të Kinës propozoi të heqë shprehjen që Presidenti dhe Zëvendës Presidenti i Republikës Popullore të Kinës do të shërbejnë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm nga Kushtetuta e vendit”, raportoi ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.