Show-Bizz

Ndahet nga jeta aktorja e njohur indiane

13:54 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e famshme e Bollywood-it, Sridevi Kapoor, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.




Aktorja e njohur thjesht si Sridevi ndodhej me bashkëshortin dhe vajzën në Dubai për dasmën e nipit të saj.

Lajmi i vdekjes u konfirmua edhe nga kunati i saj Sanjay Kapoor i cili shkroi në Twitter se lajmi që Sridevi ka ndërruar jetë është i vërtetë.

Sridevi filloi të aktronte që në moshën 4-vjeçare. Ajo bëri debutimin e parë në filmin “Solva Sawan”, por famën e madhe e mori me filmin “Sadma”.

Aktorja 54-vjeçare ka luajtur në 300 filma dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme si “Aktorja më e mirë indiane”. Ajo ka triumfuar e vetme në karrierën e saj, pa pasur mbështetjen e askujt.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka shkruar se ai ishte “i pikëlluar nga vdekja e parakohshme e aktores së njohur Sridevi”, ndërsa presidenti indian, Ram Nath Kovind , tha se vdekja e saj kishte lënë miliona fansa të mërzitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.