BOTA

OKB miraton rezolutën: 30 ditë armëpushim në Siri

12:56 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një armëpushim 30-ditor në Siri për të lejuar ekipet e ndihmës humanitare dhe mjekësore të ndihmojnë të lënduarit, në zonat e shkatërruara nga lufta.




Rezoluta erdhi pasi bombardimet vijonin në Ghouta Lindore, periferinë e mbajtur nga rebelët jashtë kryeqytetit të Damaskut.

Më shumë se 520 njerëz janë vrarë dhe 2.500 janë plagosur gjatë luftimeve në javën e fundit, sipas “Médecins Sans Frontières”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres,  kishte bërë thirrje për një armëpushim më parë këtë javë, duke paralajmëruar se “një tragjedi njerëzore po shpaloset para syve tanë, me rreth 400,000 njerëz që jetojnë ferrin në tokë”.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit bën thirrje që luftimet të ndalojnë “pa vonesë” në mënyrë që furnizimet e ndihmës emergjente të dorëzohen dhe të plagosurit të evakuohen.

Votimi u vonua për disa ditë, pasi delegatët thanë se Rusia, një aleat i presidentit sirian Bashar al-Assad, refuzoi të pajtohet me një propozim.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia e kishte quajtur mocionin “jorealist” dhe i akuzoi anëtarët e tjerë të këshillit të qenurit të mashtruar nga një “psikozë masive”.

Vendi, i cili siguron mbështetje ushtarake ndaj forcave të Asadit, ranë dakord për rezolutën të shtunën, pasi një kërkesë që armëpushimi të zbatohej në 72 orë u hodh poshtë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, kritikoi Rusinë për “ngadalësimin” e votimit të premten.

Në një fjalim pas votimit të së shtunës, ajo tha se këshilli ishte “shumë vonë” në ndërmarrjen e veprimeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.