Kryesore

Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave! Juncker: Fund konflikteve territoriale

19:46 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një datë për hapjen e negociatave të Shqipërisë nuk ka. Megjithatë nga Tirana, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksoi se nëse reformat do vazhdojnë në këtë rrugë kjo do t’i krijojë Shqipërisë më shumë mundësi që Komisioni Europian të hapë negociatat.




“Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria veçanërisht, janë vende miq, aleatë dhe partnerë. Ne na ka ndarë historia për një kohë të gjatë dhe tani nuk duhet humbur kaq shumë kohë. Tani bëhet fjalë për ta rishkruar historinë. Shqipëria ka ndërmarrë shumë reforma në shumë fusha, të cilat janë impresionuese. Nëse do të vazhdohet me këto reforma, kjo do t’i lejojë KE të rekomandojë negociatat. Nuk kam ardhur në Tiranë për një datë, por të inkurajojë Shqipërinë të vazhdojë me reformat. Ne do të jemi për krah Shqipërisë për ta ndihmuar që të përgatisë anëtarësimin”, tha Juncker.

Po ashtu Juncker bëri thirrje për ti dhënë fund konflikteve territoriale me fqinjët deri në datën e çeljes së negociatave. Në fjalën e tij, kryeminsitri Rama theksoi se Shqipëria e meriton votën pro çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Çelja e negociatave të anëtarësimit është rekomanduar që në nëntor, duke nënvizuar çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të Vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi, ne nuk kishim kaluar ligjin, gjë që tani e kemi bërë dhe nuk kishim nisur punën konkrete për Vettingun, gjë që po ndodh. Sot ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës, që janë tërhequr nga procesi i Vettingut, pra që nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor, një tregues i qartë që Vettingu ka filluar të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të një sistemi drejtësie të ri dhe të pavarur. Presim në javët në vazhdim edhe çeljen e çështjeve konkrete dhe rezultatet konkrete nga ana e komisioneve të Vettingut. Gjithashtu kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të rëndësishme. Ka hyrë në proces operacioni ndërkombëtar kundër krimit dhe trafikut, Forca e Ligjit. Ka hyrë në proces një transformim rrënjësor në marrëdhëniet e drejtësisë me qytetarët, përmes ndryshimit të prokurorit të përgjithshëm dhe çeljes së një sërë dosjesh, që prej kohësh flinin në Prokurori. Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur, pasi e dimë se reformat dhe vettingu, janë të domosdoshme dhe të detyrueshme, sepse i kërkon Shqipëria dhe ia kemi borxh gjeneratës tjetër, pra jo thjesht për integrimin europian”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.