POLITIKË

Shpërthen Paloka: Rama dhe shpura e tij kanë gjetur El Dorado-n, por shqiptarët…

11:46 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar ashpër pas urimit për një ditë të mbare nga kryeministri i Shgqipërisë, Edi Rama.




Sipas Palokës, i pafytyri, që jo me larg se dje iu tregoi mijëra familjeve në mjerim, rrugën e largimit nga vendi si “zgjidhje” të problemit te tyre, ka gjetur një zbavitje te re e cinike.

“Është e vërtetë që Rama dhe shpura e tij kanë gjetur El Dorado-n, po shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të pranojnë të trajtohen si indianët e Amerikës nga këta konkuistatore të popullit të tyre”, – ka shkruar ndër të tjera Paloka.

Postimi i plotë

I pafytyri, qe jo me larg se dje ju tregoi mijëra familjeve ne mjerim, rrugen e largimit nga vendi si “zgjidhje” te problemit te tyre, ka gjetur nje zbavitje te re e cinike.
Çdo mëngjes ju paraqet shqiptareve tituj gazetash apo reportazhe mediash te huaja qe flasin per Shqipërinë virtuale të Ramës e qe nuk janë gjë tjetër përveçse artikuj te porositur qe paguhen ne hapësirat e reklamës po me paratë e shqiptareve.

Tituj bombastik dhe qesharak per cdo shqiptar qe jeton ne boten reale te Rames kryeminister. Mjafton te kujtosh disa prej tyre ku Shqiperia e Rames konsiderohet si “Amerika e sotme per italianet” qe jane sulur te punojne e jetojne ketu apo si “ishujt Seyshelles te Evropes”…
Promovimi i Shqiperise turistike eshte nje nga detyrat e ministrise se turizmit dhe per artikujt promovues ne mediat e huaja ka nje fond te caktuar ne buxhetin e kesaj ministrie, para te marra nga taksat e shqiptareve per te promovuar Shqipërinë turistike.
Po kur parate qe ju merren shqiptareve, përdoren jo per promovimin e Shqiperise turistike po per ti bere reklame Rames si kryeministër atehere kjo eshte edhe vjedhje edhe tallje me shqiptaret.
E akoma me cinike behet situata kur keto i publikon nje kryeminister i cili vetem nje dite me pare, pasi ju ka hequr dhe buken e gojes mijera familjeve shqiptare, ju tregon atyre rrugën e ikjes. Një kryeministër qe ka larguar tanime rreth 400 mije shqiptare nga vendi e tallet duke paguar po me parate e shqiptareve, reportazhe ku flitet per dyndje te italianeve drejt Shqiperise “Amerika e re …”

Eshte e vertete qe Rama dhe shpura e tij kane gjetur El Dorado-n , po shqiptaret nuk mund dhe nuk duhet te pranojnë te trajtohen si indianet e Amerikës nga keta konkuistatore te popullit te tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.