Kryesore

Lista e plotë, shpallen emrat e mësuesve kandidatë që do t’i nënshtrohen provimit

09:30 - 05.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Që prej 6 marsit do të fillojë testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucionet e arsimit parauniversitar në vend. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin “Mësues për Shqipërinë” mars-prill 2018, në të cilin janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e 829 kandidatëve që do të zhvillojnë testimin në profilin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi prej ditës së nesërme deri në 13 mars të këtij viti.




“Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar”, – theksohet në njoftimin e MASR. Kjo e fundit shton se në ditën e testimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID) ose pasaportë, kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.

“Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi. 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit. 3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit”, – nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëve që të bëjnë verifikimin e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.akp.gov.al.

 

Listën e plotë me emra do ta gjeni në numrin e sotëm të ”Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje te gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.