Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tka folur për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij, ata duhet ti nënshtrohen vetting-ut para se të bëhet filtri i kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo përcaktohet në Kushtetutë.
“Po është e qartë në kushtetutë kjo. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë Kushtetuta i nënshtrohet menjëherë vettingut, çka do të thotë anëtarët e KED duhet të kalojnë procesin e vettingut përpara se të bëjmë filtrin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese qoftë të kandidaturave të Presidentit, qoftë të atyre që çon Kuvendi”-tha Manja.
Shfaq Komentet (0)