AKTUALITET

Foto/ Kush është 20-vjeçarja që i dha fund jetës tragjikisht për 8 Mars

13:35 - 08.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë, këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, në Korçë, ndërsa viktima është Erisa Veizi.




Burime nga policia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare” se 20=vjeçarja ka vendosur t’i japë fund tragjikisht jetë së saj duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Të njëjtat burime saktësojnë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë, janë bërë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin.

Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë trupin e Erisa Veizit në dhomë, duke njoftuar dhe autoritetet e rendit.

Ndërsa në dëshminë e tyre para policisë, janë shprehur se kohët e fundit e reja po kalonte momente depresioni, si rezultat i zënkave në çift. Policia ka nisur paralelisht hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila vjen pikërisht sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.