AKTUALITET

Nga njohja në Belgjikë, te ndarja e qerasë dhe masakrimi me çekiç, autori: Isha i dehur, kur e kuptova që vdiq…

09:57 - 09.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreshnik Beqiraj nga Fieri dhe Albert Zekaj nga Malësia e Madhe ishin njohur në Belgjikë përpara tre viteve. Ata kishin marrë një shtëpi me qera në Fieri, ku edhe jetonin.




Mirëpo, për rrethana që ende nuk janë sqaruar 32-vjeçari natën e 22 qershorit e ka masakruar shokun e tij me çekiç dhe më pas trupin e ka mbështjellë me batanije, duke e hedhur në një kanal, në fshatin Daullas të Fierit.

Trupi i pajetë u gjet rastësisht nga banorët e zonës dhe sot u bë e mundur zbardhja e vrasjes, identifikimit të viktimës dhe vendosjen në pranga të autorit, i cili e ka pranuar krimin e rëndë.

Mësohet se para grupit hetimor, Zekaj ka thënë: “Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur e kuptova që kishte vdekur, e groposa”.

Viktima ishte denoncuar në policinë e Fierit, kur edhe kishin nisur hetimet.

“Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm”, bënte të ditur policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.