20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 12 Mars 1998/ Pas shpërthimit. Njerëzit rrefejnë natën e tmerrit

07:00 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërpritet ndërhyrjet e planifikuara në qytetet e mëdha: Çdo gjë për Veriun




• Ministria: Ndërprisni operacionet, kurseni gjakun

 Një qarkore nga Tirana mobilizon gjithë kirurgët e Verilindjes për rast lufte

– Qendrat e konservimit të gjakut janë urdhëruar të anullojnë shpërndarjen dhe të nisin urgjentisht grumbullimin e sasive të mëdha të gjakut

– Spitalet e pesë rretheve e përgjatë vijës kufitare me Jugosllavinë, pezulluan dje veprimtarinë e zakonshme në pritje të asaj çka mund të ndodhë.

 

FUSHE-KRUJË / Pas shpërthimit

Njerëzit rrefejnë natën e tmerrit

Qyteti është gdhirë dje pas një natë të gjatë frike, paniku, por edhe thashethemesh të shumta për shpërthimin që kishte tronditur qytetin.  Pallati në qendër të tij, dje ka qenë i mbipopulluar nga vizitorë të shumtë, të cilët kishin shkuar për të mesuar imtesitë e shpërthimit të tmerrshëm. Ai ka ndodhur në oren 18:50, kohë në të cilën pak njerëz lëvizin në rrugë e Fushë Kruja ndihet bosh .

Të 6 mijë banorët e qytetit të vogël të çimentos, kane dashur të mësojnë menjëherë se ç’kishte ndodhur natën e tmerrshme. “Menduam se do te ishte një tragjedi, por shyqyr që ka kaluar vetëm me dy të plagosur” është shprehur një nga gratë që kishte shkuar për të takuar motrën e saj që banon në pallatin viktimë. Eksplozivi i vendosur në katin e tretë të ndertesës pranë apartamentit të Xhevdet Mustafës ka lëshuar një gjëmim të mbytur, por që gjithsesi  është dëgjuar shumë larg. Në moment gjithçka është mbuluar nga tymi dhe pluhuri. ‘Ulërima të mëdha kanë përfshirë  gjithë pallatin e njerëzit e mekur për momentin, kane nxituar më pas të kontrollojnë njëri-tjetrin.

 

Raporti i rezervuar

• Si përgjohen kufijtë e nxehtë

 

Shëndëtesia

• Frika nga përhapja e fruthit

 

Parashikimet e mjeshtrave që do ju bëjnë të pasur

• Ja si duhet të mbushni skedinat

 

Serbët: Kemi frikë për Ambasadën tonë

• Por Tirana përgjigjet: Asnjë problem

 

Një legjendë në agoni

• Perlat Musta në prag të vdekjes

  

Politika

• Spanja ndërmjetëse dhe Solana në Tiranë

 

Policia: Larje hesapesh

• Atentati i Elbasanit: Ja si kallashët masakruan 3 vetë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.