POLITIKË

Batuta te Ligjet për lobimin rus/ Deputeti i PS: Numri del takim me vajzat ukrainase. Bylykbashi: Jepja edhe…

15:35 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve nuk ka kaluar pa debate dhe batuta. E teksa ka qenë duke raportuar Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, pika e nxehtë ajo e lobimit rus është kthyer në qendër të diskutimeve te ky komision.




Deputeti Alket Hysenaj ka kërkuar të dije nëse ka informacion për lidhjet e PD-së me Nik Muzin dhe Binata Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton nje klub ne Ukraine.

Kaq ka mjaftuar që në mbledhje të plasnin batutat, ndërsa Bylykbashi i ka kërkuar që këtë numër t’ia japë edhe Ulsi Manjës që t’i marrë.

DEBATI

Alket Hysenaj: Keni informacion për lidhjet e partise Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade.. Nga numri i kontaktit i kësaj kompania, del një klub në Ukraine. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rënë numrit për takime me vajza nga Ukraina.

Alekt Hysenaj: çfarë mund të na thoni për këto lidhje mes PD-së dhe biznesmenëve rus dhe klubeve të natës. Takimeve me vajzat ukrainase…

Oerd Bylykbashi: I paske rënë disa herë numrit të ukrainaseve.. Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjerë edhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje që ka direkt lidhje me të drejtën e informimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.