BOTA

U shkarkua nga Donald Trump, reagon për herë të parë Rex Tillerson

21:06 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson kla reaguar për herë të parë pas vendimit sot të Presidentit Donald Trump për ta shkarkuar nga detyra.




Tillerson nuk pranon të tregojë prapaskenat, por u bën thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtimin mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës.

Sipas tij, “bota ka nevojë për udhëheqës vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë”.

Tillerson thotë se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Air Force One pak pas mesdite, rreth tre orë pasi zoti Trump njoftoi shkarkimin e tij nëpërmjet në postimi në Tëitter.

“Ajo që është më e rëndësishme është të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qetë gjatë kësaj kohe që vendi të vazhdojë të përballet me politika të rëndësishme dhe sfida të sigurisë kombëtare”, thotë Tillerson i cili kujton po ashtu se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur “sjelljeve dhe veprimeve shqetësuese” të Rusisë.

Ai shton se i delegon të gjitha përgjegjësitë tek zëvendësi i tij Mike Pompeo, ndërsa shton se do të kthehet në jetën private.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.