POLITIKË

“5 mijë euro, për një vend pune si mësuese në Vlorë”

12:26 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e një mësuese nga Vlora, e cila denoncon korrupsionin në sistemin arsimit në vend.




Në mesazhin e publikuar, shkruhet se për një pozicion pune si mësuese duhet të pagusha një shumë parash prej 5 mijë eurosh.

Mësuesja shprehet se në zonat periferike mund të paguhet deri në 4 mijë euro, duke mos respektuar as procedurat e “Mësues për Shqipërinë”.

Postimi i Berishes

Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb

“Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.
Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.
Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije € vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.