Kryesore

Rreth 32% e punonjësve të call center, probleme me dëgjimin e shikimin

14:30 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë punonjës në sektorin e call center, i cili vazhdon të mbetet një zgjidhje punësimi, veçanërisht për të rinjtë që nuk mund të gjejnë një punë në profesionin ku janë diplomuar. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se 31.5% e të punësuarve në këtë sektor, kanë shfaqur probleme shëndetësore me dëgjimin apo shikimin.




E pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Alma Kordoni, menaxhere projektesh pranë shoqatës TFL tregon se call center është një sektor goxha i fuqishëm në vendin tonë por që mbart problematika të shumta.

“Ky është një sektor goxha i fuqishëm dhe ofron kapacitete me rreth 50-150 punëtorë për kompani, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj të moshës 18-30 vjeç. Shumica janë të arsimuar me shkollë të mesme, të lartë, madje edhe me doktoraturë. Por, pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetësorë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale por si një pagesë ekstra”,-thekson Kordoni. Kjo e fundit shton se është konstatuar edhe shkelje e kontratës nga të dyja palët, punëmarrës-punëdhënës, si dhe bën me dije se në shumë raste nuk funksionojnë realisht këshillat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Punonjësit
Vetë personat që punojnë në këtë sektor, tregojnë vështirësitë që hasin përditë gjatë punës e stresin që iu duhet të kalojnë madje në shumë raste presionin e ushtruar nga shefat e tyre. “Kam rreth dy vite që punoj në call center, e po shkatërrohem nga nervat. Të rrish gjatë orë me kufje, në një kohë që supervizori ushtron presion që të bëjmë sa më shumë kontrata, është tejet e lodhshme. Por ka pagesën e mirë e si mësuese nuk kam mundur të siguroj një vend pune, kështu që më duhet të rri për të përballuar jetesën, qiranë e shpenzimet e tjera”,-tregon për “GSH” 27 vjeçarja me inicialet A.R. Por jo vetëm kaq, të rinjtë shpeshherë thonë se kanë probleme shëndetësore, veçanërisht me dëgjimin e shikimin. “Bëra një vizitë para një muaji e më tha mjeku që duhet të lej punën pasi kisha dëmtim të dëgjimit nga puna me kufje. Unë punoj në dy call center, në njërin 4 orë dhe në tjetrin 6 orë, se duhet të mbaj familjen, e ky është i vetmi burim të ardhurash”,-thotë për “GSH”, G.B, 31 vjeçari nga kryeqyteti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.