Show-Bizz

Zayn dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes 2-vjeçare

14:35 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë, pasi kanë qëndruar më shumë se dy vjet së bashku. Këngëtari konfirmoi raportimet përmjes një postimi në rrjetin social “Twitter, duke u shprehur se të dy kanë përjetuar një marrëdhënie dashurie të pabesueshme dhe shumë domethënëse.




“E respektoj dhe e adhuroj shumë Gigin si femër dhe si shoqe. Ajo ka një shpirt të pabesueshëm.

 

Jam mirënjohës për të gjithë fansat tanë që respektuan këtë vendim të vështirë, por edhe privatësinë tonë gjatë kësaj kohe. Uroj që ky lajm të ketë ardhur prej nesh fillimisht”-ka shkruar Zyan. Vetëm 10 minuta më pas ka reaguar modelja Gigi sërish në “Twitter” ku shprehet: Nuk kërkoj asgjë përveç se më të mirën për Zayn dhe do të vazhdoj ta mbështes atë si shok. E respektoj pafund”. J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.