AKTUALITET

Vaj të nxehtë në vesh, helm në kos e lëng portokalli… Nuset vrasëse që shokuan shqiptarët

19:02 - 15.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Histori të denja për skenar filmi. E fundit është ngjarja tragjike që për protagoniste ka të renë Marjana Cmeta. Pas vrasjes së vjehrrës Lirije Lami, Marjana Cmeta në atë kohë 20 vjeçe, shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin.




Marjana Cmeta
Marjana Cmeta

 

Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Sipas hetimeve të prokurorisë, Marjana Cmeta e ka helmuar vjehrrën me fotoksinë në lëng portokalli.

Olti Lamin dhe Olti Lamin
Olti Lamin dhe Olti Lamin

 

Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kishte shpërndare qumështin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fotoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jetë fëmijën tim. Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej”, ka treguar Marjana Cmeta.

21-vjeçarja ka thënë se gjatë përleshjes e ka mbytur Lirije Lamin me një shall dhe pastaj me duar i ka bllokuar frymëmarrjen “derisa dha shpirt”.

Në 2017 një tjetër ngjarje e rëndë, ku protagoniste kishte nuset ndodhi në Shijak. Në atë kohë 19-vjeç, Elda Tanushi tentoi të helmonte vjehrrën e saj duke i hedhur helm në gotën e kosit.

Elda Tanushi
Elda Tanushi

 

Përpara trupit gjykues ajo ka thënë se nuk kishte për qëllim të vriste vjehrrën e saj. E rënduar emocionalisht, e reja ka akuzuar vjehrrin se abuzonte seksualisht me të, ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi.

Në 2013 policia arrestoi shtetasen Xhemile Skuka. Kjo e fundit në bashkëpunim me kunatën Xhemile Skuka vranë vjehrrën e tyre Naime Skuka.

Xhemile e Hike Skuka
Xhemile e Hike Skuka

 

Ngjarja ndodhi në muajin shkurt të vitit 2013 në një fshat të Peshkopisë, ku dy kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe në atë kohë, pasi vranë me vaj të nxehtë në vesh vjehrrën e tyre 66-vjeçare, e groposën atë në stallën e bagëtive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.