AKTUALITET

Ekskluzive/ Biseda e Marjanës me hoxhën: Si e piu lëngun, i vura duart dhe… Lëvizte sytë, bërtiste

10:48 - 16.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një skenar i denjë për filma ka qenë ajo e Marjana Çmetës, nuses 21-vjeçare që një vit më parë helmoi vjehrrën, por që u zbulua vetëm pak ditë më parë.




Tetë muajshe shtatzënë dhe me gjithë atë fuqi dhe mendje djallzore, Çmeta mendonte si e si ta mbyste vjehrrën.

Marrëdhënia jo e mirë që kishte me Lirien, mamanë e bashkëshortit të saj, aso kohe 47-vjeçe që mendonte se ishte pikërisht ajo shkaktarja që martesa e saj nuk po shkonte mirë, kishte bërë që të thurte  një plan që as regjisori më i famshëm nuk do ta kishte menduar.

Gazeta Shqiptare ka siguruar ekskluzivisht bisedën që ajo ka kryer me hoxhën, ku i ka rrëfyer se si ndodhi atë ditë, ndërsa lutej që ajo të vdiste dhe të mos merrej vesh e vërteta.

Hoxha, Hysen Shehu
Hoxha, Hysen Shehu

 

Gjithashtu, në këto biseda, e reja ka treguar se si e joshi ta pinte lëngun me fostoksinë dhe pastaj… Më poshtë keni të gjithë çfarë ka thënë Marjana Çmeta në bashkëbisedimin me hoxhën Hysen Shehu, të cilën Gazeta Shqiptare e ka zbardhur.

REGJISTIMI

Ndodhej i regjistruar audio dhe video biseda mes Hysen Shehut dhe Marjana Cmeta. Nga trasnkiptimi i bisedës del s Marjana Cmeta i ka pohuar Hysen Shehut se kishte vrarë ajo viktimën Lirije Lami në banesë.

….

Marjana: E kam pas fut ca minj te bufeja

Marjana: …Edhe thojsha që kjo është mënyra domethënë, që të kujtojnë njerëzit që kjo e ka vrarë veten

Hyseni: Kjo ka helmuar veten

Marjana: Po

….

Marjana: Edhe vjen atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat

Hyseni: Po

Mrjana: Edhe kjo më thotë mua po thotë… a kupto ma jep, po i thashë ka një erë të keqe i thashë unë, nuk besoj ta durosh, nuk ka problem dhe unë ja mbush kshu…

….

Marjana: Edhe pastaj nuk e di kur… Kur filloj tu u bo keq e më keq…. nëjse

Hyseni: U ndjeve keq…

Marjana: Edhe po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se foli ëëë… duke bo ca shikime ke parasysh kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme a nuk e di unë… i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mos ashtu e ja boni. “Çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” a kupto i lëvizte sytë në mënyrë shumë të frikshme —mu aty mu fut frika mos thashë jan, mos dun me e shpëtu ato…

….

Marjana: Edhe pastaj shkoj te dhoma e gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di marr një shall….

Marjana: Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk… nuk po më… e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë…a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kam qenë në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hapte dritaren e ktë…edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjtihë që e vrava atë… Kjo a kupto atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto, derisa erdhi një moment domethënë unë nuk e di…

Marjana: Shalli nuk bono gjo kupto, se ajo u mundu me e embajt me dorë, i vuna durët.

Marjana: I Iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha durët prapë… thosha o zot… ishte duke më ik truni…

Marjana: Edhe e marr pastaj domethënë e çoj te dhoma e gjumit, e marr…

Marjana: Se vuni durët ajo nuk u myt ajo po bërtiste… unë bëjsha që mos ta dëgjonte kush a kupto… edhe isha lodh unë jam nxi nga trupi jam copëtu dhe unë këtu

Hyseni: Ëhë, pastaj dha shpirt?

Mariana: Nuk e di nuk isha e sigurt, a kupto se unë kur e lëvizja, e ajo prapë…

Marjana: Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është smur, shkoj me vrap a kupto, edhe kthehen e marrin kto thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu atu thash mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni bobo kjo është gjallë a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh.

Ndërsa gjatë përgjimit ambjental të kryer Oltjan Lami, rezulton se hoxha Hysen Shehu mes të tjerave i thotë Oltjanit se regjistrimin e mësipërm ai ia ka treguar edhe të atit të tij, Agim Lami, i cili ishte shoqëruar edhe nga një person tjetër që ai e thërriste “Këpucari Beni”.

Hyseni: Le t’i djegi. Çfar kam tregu, s’kam tregu  asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit. Pse do kisha belanë unë. Unë dhe babi jot kur e pa shkon dhe e quan fakt të kry atje.

Oltjani: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?

Hyseni: Po.

Oltjani: Me kë ka qenë?

Hyseni: Ka qenë më këpucarin, me Benin, kupton?

Oltjani: Po.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.