AKTUALITET

Detaje/ Goditi disa herë në kokë kushëririn me sëpatë duke e lënë të vdekur, arrestohet 40-vjeçari

10:51 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, pikërisht në fshatin Gumenicë, ku një 40-vjeçar ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij, Arben Veshaj, duke e goditur disa herë në kokë.




Nga sa bëhet e ditur, autori i kësaj ngjarje të rëndë është Dilaver Veshaj, banues në Gumenicë, i cili është vënë në prangat e policisë.

Nga sa bëhet e ditur kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.

Njoftimi i Policisë

Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.

Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.