POLITIKË

Komisioni Hetimor, Alibeaj: Të zbardhet e vërteta për Tahirin

18:02 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se ngritja e Komisionit Hetimor për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe fenomenin e kultivimit të drogës në vend, është aksioni i parë politik. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, deputeti demokrat thotë se këto dy çështje janë në interes të publikut, pasi fenomeni i kultivimit të drogës është zgjeruar ndjeshëm pas vitit 2013.




Sipas Alibeajt, gjatë punimeve të këtij Komisioni do të diskutohet nëse ka patur pengesë të punës së Prokurorisë për rastin “Tahiri”. Duke përmendur ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë, Alibeaj tha se një veprim i tillë u bë pengesë për hetimet e Prokurorisë.

“Nuk ka ndonjë të fshehtë të madhe për të kuptuar punën e komisionit hetimor. Objektiv i komisionit janë përcaktuar dy çështje kryesore, së pari për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ky fenomen ka patur edhe mbështetje politike, madje një zhytej totale politike, siç është rasti i përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Së dyti pra është çështja e përfshirjes së ish-ministrit Tahiri. Komisioni hetimor nuk heton hetimet e prokurorisë, nuk e lejon ligji, kushtetuta, ajo çka ne kemi interes është korrektesa ligjore, pra fakti: “a e kanë mbështetur apO e kanë penguar të drejtën për të hetuar të organeve të Prokurorisë”, u shpreh deputeti i PD.

Alibeaj tha se ky Komision Hetimor do të ketë një afat kohor, pra nga një periudhë e caktuar kohore prej nga do të fillojë puna hetimore. Sa i takon rasteve të kultivimit të drogës në Shqipëri, Alibeaj pranoi se gjatë qeverisjes së PD ka qenë vetëm rasti i Lazaratit.

“Kur themi se do të diskutohet për fenomenin e kultivimit të drogës, nuk do të ketë limit, sepse çështja është sensibilitet publik, më shumë se politik. Ky fenomen, që unë e pranoj se ka patur ndonjë ishull të izoluar siç ishte Lazarati, dhe që ishte faj i yni; por ne pretendojmë që më së paku nga 2013 e këtej kultivimi i drogës u rrit ndjeshëm. Kjo ishte një strategji e qartë qeveritare, me mbështetje të qeverisë. Kemi prova që drejtues të policisë, të cilët u rimorën në punë pas 2013, kishin këtë gjë në fokus”, tha Alibeaj.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.