SPORT

“Vdekja e Astori-t i ka dhënë forcë skuadrës”

18:32 - 17.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vdekja e kapitenit Davide Astori duket se ka ndikuar pozitivisht tek lojtarët e Fiorentinës që duket se kanë rigjetur forcën brënda vetes dhe po japin maksimumin në fushën e lojës.




Një gjë që duket kontradiktore me atë që përfshiu skuadrën dhe ambjentin “vjolë” dy javë më parë, por për trajnerin e Fiorentinës, Stefano Pioli kjo fatkeqësi i ka shërbyer si forcë skuadrës.

E diela e kaluar ishte një ndeshje e pazakontë, por nesër ne do të luajmë më futboll. Djemtë janë duke bërë gjëra vërtet të jashtëzakonshme. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime, por jam më i bindur se kurrë që këta lojtarë po gjejnë një forcë brenda vetes që nuk mendoj se e  kishin. Jam vërtet i nderuar që po stërvitem këtë grup.

Do të këtë doza të forta emocionale çdo herë që ne jemi në fushë. Davidi ishte me të vërtetë një figurë e rëndësishme për ne. Jam i lumtur që tifozët e Torinos kanë thënë se do t’i paguajnë haraç Davidës. Çdo herë që shkojmë atje për një ndeshje, ne do t’i japim të gjithëve që ta nderojmë kujtesën e tij “.-tha trajneri i Fiorentinës në konferencën e tij për shtyp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.