AKTUALITET

Video/ Vjedhja e pronave, lirohet kryebashkiaku Frrokaj

12:34 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest shtëpie”, kjo është masa që ka marrë Gjykata e Lezhës, për kreun e kësaj Bashkie, Fran Frrokaj, i cili akuzohet për tjetërsim prone tek “Rana e Hedhun” si dhe “Shpërdorim detyre”.




Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kështu masën e parë atë të arrestit me burg, duke bërë që Frrokaj të lërë qelinë dhe të rikthehet në shtëpi. Në arrest shtëpie do të qëndrojnë 9 nga 11 të arrestuarit.

Mbështetësi e Frrokajt që kanë qenë jashtë dyerve të gjykatës, pas lënies së lirë të kryebashkiakut kanë brohoritur: Rroftë drejtësia, Frani!

 

Por ndërsa mbështetësit e tij e konsiderojnë arrestimin e kreut të bashkisë si një aksion politik, nga ana e saj prokurori i çështjes Erjon Shehaj këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri, përmes të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra katrore tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe mali i Shëngjinit.

Seanca për masën e sigurisë është paraprirë nga protesta e mbështetësve të kryetarit të cilët prej disa ditësh protestojnë para bashkisë.

Vendimi i plotë i gjykatës së Lezhës

  1. Pranimin pjeserisht te kerkeses.
  2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
  3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enver Hafizi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Enver Hafizi, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
  4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Gjok Ndoka me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Gjok Ndoka, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.
  5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Gjelina Bacaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Dilaver Neli me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Dilaver Neli, te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.
  7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Ardenis Haxhia me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enkelejd Zefi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuarit Frrok Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  10. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Pjeter Gjoni (Lini) me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Pjeter Gjoni (Lini), te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.
  11. Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqesor Lezhe per ekzekutimin e ketij vendimi.
  12. Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.