Tech

Lamtumirë Facebook!

22:09 - 20.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hashtagu #DeleteFacebook është në trend, pas zbulimit të skandalit ku Cambridge Analytica bleu të dhëna të mbledhura nga 50 milionë përdorues të Facebook dhe i përdori ato për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.




Të dhënat e zbuluan të shtunën nga “Observer”, i cili gjeti se firma e cila ka punuar për ekipin e zgjedhjeve të Donald Trump- ka punuar me një kompani të quajtur Global Science Research për të marrë të dhënat

“Cambridge Analytica” ka mohuar se të dhënat janë grumbulluar në mënyrë jo të duhur.

Përdoruesit e Facebook nuk e kishin ditur se ata janë “përdorur” në këtë mënyrë.

Tani, ata kanë shprehur zemëratën në Twitter nën hashtagun #DeleteFacebook. Fushata po bën thirrje për përdoruesit të heqin dorë nga çdo gjë që lidhet me Facebook, duke përfshirë Instagram dhe WhatsApp.

Tregtarët e tregut të aksioneve dhe analistët politik e akuzuan Facebook se ishte “pjesë e sistemit të kontrollit të Big Brother“, duke iu referuar romanit të George Orwell ‘1984.’ Ai shtoi se i shet të dhëna qeverive dhe korporatave, manipulon atë që sheh dhe nuk duhet të shohësh dhe “madje përpiqet të manipulojë gjendjen tuaj aktuale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.