Kryesore

Lista/ Shpallen emrat e infermierëve fitues, kaluan fazën e parë

10:05 - 20.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Rreth 3500 kandidatët që kanë aplikuar për një vend pune në spital apo qendër shëndetësore nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”, tashmë mund të verifikojnë nëse janë fitues apo jo. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e fituesve të fazës së parë në fushën e infermierisë, fizioterapisë, teknikë imazherie, teknikë laboratori, mami dhe logopedi.




Deri më tani janë plot 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune në profesionet e sipërpërmendura. Respektivisht po kandidojnë 1376 infermierë, 300 mami, 59 fizioterapistë, 98 teknikë imazherie, 107 teknikë laboratori dhe 5 logopedistë. “Pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëve të interesuar, ju dhamë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin”,-u shpreh në një deklaratë për mediat zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Në listë kandidatët që kanë aplikuar mund të gjejnë pikët që kanë grumbulluar, bazuar në kriteret sipas mesatares, vjetërsisë në punë, diplomave master e gjuhës së huaj.

“Kandidatët dhe të gjithë të interesuarit kanë 5 ditë kohë për ankimim për pikët duke filluar që sot (dje) dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave. Më datë 29 mars do të kemi listën me renditjen përfundimtare të kandidatëve që do të futen në testim”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, Sportit e Rinisë.

Testimi me shkrim
Pas kësaj, pritet të zhvillohet testimi me shkrim në katër qarqe, respektivisht në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 mars, në orën 14.00 në ambientet e universitetit mjekësor Tiranë. Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 prill në ambientet e universitetit “Ismail Qemali” në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 prill në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në datë 4 prill, në orën 14.00.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në “Gazeta Shqiptare” print, në çdo pikë shitje të gazetave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.