POLITIKË

“Gjykata është e politizuar dhe i thotë politikës mbahu që të mbaj”

21:13 - 21.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se gjykatat janë të politizuara dhe të korruptuara. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ngjela tha se ka një marrëveshje të heshtur mes politikës dhe gjyqësorit për të mbrojtur njëra-tjetrën.




“Reforma në drejtësi ka lidhje me goditjen e korrupsionit. Pushteti gjyqësor është i korruptuar dhe i paguximshëm. Është bërë një presion i madh me çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë. Reforma në gjyqësor do ketë rregulla më të forta dhe gjyqtarët nuk do lihen rrugës. Krimi ‘u forcua’ nga politika dhe mungesa e gjyqësorit. Këtu ka korrupsion kryeministror dhe korrupsion të pushtetit vendor.

Arrestimet në Lezhë janë shenjë e mirë, por ndaj të arrestuarve nuk duhet të jepej masa ‘arrest shtëpie’, se kjo masë nënkupton se i akuzuari mund të largohet. Gjykata në këto momente është e politizuar dhe i thotë politikës, mbahu që të të mbaj. Kjo është marrëveshja e heshtur mendoj unë”- tha Ngjela.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.